PDK diskuton për zgjedhjet lokale

Aktuale August 18, 2017 - 13:54

Në takimin e sotëm të mbajtur brenda anëtarëve të kryesisë së PDK-së, u diskutua rreth listave kandiduese të mundshme për kryetarë të komunave të Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu pas takimit të kryesisë ka thënë, se ka qenë në një mbledhje e rregullt ku është diskutuar për procesin e zgjedhjeve lokale, por nuk ka treguar nëse është folur për emra konkret për kandidat për kryetar të komunave

Ajo e quajti këtë diskutim si të frytshëm dhe sipas saj PDK-ja do të jetë korrekte në listat zgjedhore.

”Ne kemi diskutuar për të gjitha degët, natyrisht që do ti përmbahemi afateve ligjore për të dal me kandidatura dhe me lista zgjedhore. Ajo që është thënë tashmë që ka një interesim të shtuar të personaliteteve mbi 300 personalitete, të cilët do të jenë pjesë e listave zgjedhore të PDK-së”, tha Deliu- Kodra.

Ajo thotë se PDK-ja do të garojë me platformën më të mirë e cila do të ju mundësoj atyre të fitojnë bindshëm në ato komuna ku nuk qeverisin tash, por edhe do të luftojnë për të rifituar komunat që i kanë pasur më herët.

Ajo ritheksoi se edhe kësaj radhe do të ketë emra të rinj, por edhe kandidat të cilët e kanë dëshmuar veten në mandatet e kaluara./zeri/.

 

Image