Shpend Ahmeti i kundërpërgjigjet Stavilecit: Blerandi nime paska rrëshqit!

Aktuale August 18, 2017 - 13:47

Pas ndalimit të tij në Milano për shkak të verifikimit të emrit, ndaj Shpend Ahmetit ka reaguar deputeti i PAN-it, Blerand Stavileci, i cili ka thënë se kryetari i Prishtinës do të duhej të ishte në vendin e punës dhe jo të udhëtonte për të shikuar ndeshjen e Milanit ndaj ekipit shqiptar Shkëndisë së Tetovës.

Në një postim në Facebook, Stavileci ka thënë se Ahmeti ka blerë biletën me paratë e taksapaguesve të Kosovës, derisa arsyetimin e Ahmetit për ndalje shkaku i verifikimit të emrit e ka quajtur si “kamuflim të gënjeshtrave të tij”.

Ndaj këtij postimi të Stavilecit ka reaguar menjëherë Shpend Ahmeti me një fjali shumë të shkurtër: “Qyky Blerandi nime paska rrëshqit!”