Lirohet Shpend Ahmet (Foto)

Aktuale August 18, 2017 - 12:17

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, mbrëmë është ndaluar nga policia italiane në Aeroportin e Milanos.

Arsyeja e ndalesës ka të bëjë me verifikimin e emrit pasi si duket në sistemin e Schengen është edhe një person me emër të tillë që po kërkohet nga autoritetet spanjolle.

Por duket se gjithçka është sqaruar dhe Shpend Ahmeti është liruar nga autroritetet italiane.

Ahmeti këtë e ka treguar përmes një fotografie të publikuar para disa minutash, ku shihet në aeroportin e Milanos duke u kthyer për në Prishtinë.

Image