Veseli shprehet i tmerruar për sulmin në Barcelonë

Aktuale August 18, 2017 - 09:57

Qyteti i Barcelonës mbrëmjen e së enjtes ka qenë cak i një sulmi terrorist. Përgjegjësinë për aktin që la të vdekur mbi 13 veta dhe mbi 100 tjerë u lënduan, e ka marr Shteti Islamik.

Pas kësaj tragjedie, kanë reaguar krerët e shteteve në mbarë botën, por edhe në Kosovë.

Është kryetari i PDK-së, Kadri Veseli që ka thënë se ndjehet i tmerruar për këtë tragjedi.

“I tmerruar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Në mendjen dhe lutjet e mia janë viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar Veseli në Twitter.