Ja si e interpreton ultimatumin e Pacollit, deputeti i VV-së

Aktuale August 14, 2017 - 18:51

Deputeti i Vetëvendosjes Ismajl Kurteshi në lidhje me ultimatumin 10 ditorë të Behgjet Pacollit, ka thënë se ai ka dashur të nxisë arritjen e një marrëveshje e cila do të kontribuonte që të dilet nga ngërçi politik që po e shkakton PAN-i.

Kurteshi në Info Magazine në Klan Kosova, konsideroi se aty ishte qëllimi, një nxitje për t’i krijuar institucionet.