Edhe një tentim për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit

Aktuale August 14, 2017 - 09:43

Pas pak pritet të fillojë vazhdimi i seancës konstituive I thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci.

Derisa praninë e tyre e kanë konfirmuar koalicioni LAA dhe Lëvizja “Vetëvendosje”, një gjë të tillë nuk e ka bërë koalicioni PAN, i cili edhe e ka ekskluzivitetin e kandiaturës së kryeparlamentarit.

Madje ata kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë pa konsulta paraprake.

Seanca pritet të fillojë në ora 10:00, ndërkohë deputetët akoma nuk kanë filluar të hyjnë në sallën e Kuvnedit. /Zwri