Prapaskenat e takimit të sotëm ndërmjet PAN-it dhe Ukë Rugovës

Aktuale August 12, 2017 - 16:00

Krerët e koalicionit PAN, Kadri Veseli, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj si dhe Fatmir Limaj kanë zhvilluar sot një takim me Ukë Rugovën në njërin prej lokaleve të Prishtinës.

Temë kyçe e këtij takimi ishte formimi sa më shpejt i institucioneve të Republikës, të cilat edhe pas tri vazhdimeve të seancave nuk po rezultojnë me sukses.

Një tavolinë më larg ishin edhe bashkëpunëtorët e tri partive, PDK-së, AAK-së si dhe Nisma-s; Memli Krasniqi, Pal Lekaj, Endrit Shala si dhe Dardan Gashi.

Pas takimit nuk pati ndonjë prononcim për media. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në humor tha; “Mëngjes i mirë, por pak nxehtë...”

Se prezenca e Ukës rikonfirmoi edhe njëherë votën e Teutës pro koalicionin PAN e thotë edhe Dardan Gashi. Ky i fundit në një prononcim të shkurtër për “Indeksonline” tregoi rëndësinë që pati ky takim.

“Po, është disktu për krijimin e qeverisë dhe ndarjen e ministrive”, ka thënë ai, duke shtuar se për votën e Teutës vendos vet deputetja e LDK-së.