Enver Hoxhaj: Ne nuk marrim pjesë në seancë

Aktuale August 09, 2017 - 10:20

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se koalicioni PAN nuk do të marr pjesë në seancën e nesërme konstituive.

“Dua të ju inforomojë që ne nuk marrim pjesë nesër në seancë. Ju mund të hyni në sallë sa herë të dëshironi. Ne përfaqësojmë votrat e qytetarëve të Kosovës, aspiratat e tyre, pritjet e tyre. Në atë moment që ju e pranoni këtë mekanizëm në mënyrë të mirëfilltë, ne do të vijmë në seancë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit e më pas edhe qeverinë. Ju mund të hyni sa herë të doni por pa ne”, ka thënë Hoxhaj.

Ai më tej, ka thënë se PAN është i interesuar qe t'i formojë institucione, mirëpo institucione cilësore. /Zeri/