Haradinaj takohet me Edi Ramën, flasin edhe për krijimi e institucioneve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherit kandidati i PAN'it, për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ëshë takuar me kryeministrinë e Shqipërisë Edi Rama. Këtë takim për Express e ka konfirmuar partia e Haradinjat.
Ramush Haradinaj e Edi Rama sot kanë pirë kafe së bashku në Prishtinë. Ata më këtë rast kanë bërë edhe një fotogarfi.
Por, përtej kësaj kandidati i PAN'it, për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e kanë lënë anash edhe diskutimin rreth krijimit të institucioneve të Kosovës.
Anëtari i kryesisë së AAK’së, Muharrem Nitaj e ka konfirmuar për Express ketë takim dhe ka treguar se është biseduar edhe për situatën aktuale politike në Kosovë.
“Krejt çka mundem më thënë është se nuk është kapërcyer as tema e krijimit të institucioneve te Kosovës dhe rëndësisë që ka ky proces për vendin”, ka thënë Nitaj.