LAA mblidhet pasdite

Aktuale August 02, 2017 - 11:25

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA) do të mblidhet pasdite për të diskutuar rreth seancës së nesërme.

Kështu mëson “Zëri.info” nga burime brenda koalicionit.

Në këtë mbledhje pritet të vendoset se si LAA do të veprojë dhe çfarë qëndrimi do të mbajë në seancën e 3 gushtit, kur pritet të zgjidhet kryetari i kuvendit.

Megjithëkëtë, ende nuk dihet se në sa ora do të mbahet mbledhja. /ZERI