Gjuriq – Tadiqit: Turpi yt për Kosovën do të jetojë përgjithmonë

Aktuale August 01, 2017 - 11:48

Deklarata e ish-presidentit serb, Boris Tadiq se ideja e pasardhësit të tij në këtë post, Aleksandar  Vuçiq për të hapur dialogun e brendshëm për Kosovën  është “një akt i çuditshëm” ka nxitur reagime të shumta në skenën politike në Beograd.

Për këto fjalë të ish-kreut të shtetit serb  ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq i cili ka thënë se “Ky turp i Tadiqit do të jetojë përgjithmonë”.

“Populli serb kurrë nuk do të harrojë se gjatë kohës së udhëheqjes së Boris Tadiq, Kosova shpalli pavarësinë dhe se kurrë nuk do t`i harrojnë marrëveshjet e dëmshme dakord që regjimi i tij i ka arritur në dialogun me Prishtinën”, tha zëvendës-president i Partisë Përparimtare Serbe, Marko Gjuriq.