Cili politikan serb kërkon zgjerimin e dialogut për Kosovën?

Aktuale August 01, 2017 - 11:09

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq ka përshëndetur ftesën e  Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për  dialog të brendshëm rreth Kosovës.

Sipas tij, është mirë që të diskutohet për këtë temë me sa shumë akterë të skenës publike dhe të flitet lirisht pa asnjë paragjykim, transmeton Klan Kosova.

“Është mirë që një nismë e tillë ka nisur, është mirë të flitet  me guxim në lidhje me këtë temë në këtë mënyrë dhe unë besoj se nga e gjithë kjo Serbia do të dalë më e  fortë, me propozime konkrete dhe zgjidhje”, tha ai për Radio Televizionin e Serbisë.