Ndërtohet shtëpia e 4-të nga Golden Eagle për familjen Qazimi nga Cernilla e Ferizajit

Aktuale July 28, 2017 - 17:47

Familja e Fatmir Qazimit nga Cernilla e Ferizajit ,e cili përveq gjendejesë së rënd ekonomike ka edhe  5 femijë me problem shëndëtsore nga sot u bë me shtepi të re, të ndertuar nga Fondacionit Humanitar Golden Eagle.

 Në mënyre solmene sot iu dorzuan qelsat e shtëpisë kryefamiljarit,  ku prezent ishte edhe kryetari i Komunes se Ferizajit  Muharrem Sfarqa.

Sfarqa gjatë prononcimit për media deklaroi se është shumë i lumtur që Fondacioni Humanitar Golden Eagle nga Suhareka ka pëzgjedhur të ndërtoj shtëpin e familjes Qazimi nga fshati Cernill i Ferizajit.

Kurse Shaqir Palushi themelus i këtij fondacioni deklaroi se kjo është shtëpia e 4-të e ndertuar nga ky fondacion.

Përzgjedhja e kësaj familje u bë me propozimin e Komunës së Ferizajit , ku pas verifikimit së gjendjes së rendë ekonomike u vendos edhe për ndertimin e shtëpisë .

Që nga muaji shkurt i këtij viti “FRUTEX” ka nisur fushatën për mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, ku për çdo produkt të shitur të pijeve RELAX, janë  ndar nga 5 cent, dhe mjetet e mbledhura do të shkojnë në fondacionin humanitar “Golden Eagle” për ndërtimin e 7-të shtëpive.