Ismet Beqiri komenton takimin mes Rugovës dhe Haradinajt

Aktuale July 28, 2017 - 15:59

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri, ka folur për takimin e bashkëpartiakes së tij, Teuta Rugova me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Beqiri ka theksuar se deputetja Teuta Rugova është e moshës madhore dhe ka dhënë qëndrimin e saj.

“Teuta është e moshës madhore e ka thënë qëndrimin e saj edhe publikisht, kështu që do të ishte shumë spekuluese dhe paragjykuese që të flas në emër të Teuta Rugovës”, ka thënë Beqiri pas regjistrimit si deputet i Kuvendit, raporton Ekonomia Online.