Selmanaj: Nuk komunikojmë në asnjë variant aty ku është PDK

Aktuale July 27, 2017 - 12:46

Deputeti i zgjedhur nga LAA Driton Selmanaj ka ironizuar në lidhje me çështjen e numrave.

Ai tha se kur bëhet fjalë për numra mendon se po flitet për numra të telefoni, numra të këpucëve, por jo për njerëzit.

Selmanaj tha se pret që të konsitutohet Kuvendi dhe të zgjidhen organet e saj, por në asnjë variant me PDK-në.

“Ne kemi të përjashtuar, që në asnjë variant të mos kemi asnjë komunikim aty ku është PDK-ja. Mendoj që Kosovës i duhet një qeveri stabile që nuk do të varej nga kryeministrat”, tha Selmanaj pas regjistrimit si deputet i Kosovës.