Vuçiqi po zbutet ndaj Kosovës, kjo është arsyeja (Video)

Aktuale July 26, 2017 - 20:58

Deklaratat e fundit të presidentit serb Aleksander Vuciq, lidhur me Kosovën dhe dialogun, kanë ardhur pas ndryshimeve politike që kanë ndodhur në Kosovë e gjithashtu me qëllimin e përafrimit të Serbisë me BE-në

Këto vlerësime i kanë bërë analistët vendor të cilët ndërrimin e qasjes së Vuqiqit karshi Kosovës e lidhin me tendencën për anëtarësim të Serbisë në BE

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, tha për Tribuna Channel se kjo deklaratë e të parit serb, po bëhet në kohën kur Serbia i është afruar anëtarësimit në Bashkimin Europian.

E ndryshe nga Hoti, u shpreh analisti politik Nexhmedin Spahiu.

Ai deklarimet e Vuciqit i sheh si presion nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe ndryshimet në skenën politike në Kosovë. Ndiqeni kroniken e plotë të përgatitur nga Tribuna Channel.