Pacolli: Deputetët tanë janë të bashkuar

Aktuale July 26, 2017 - 14:55

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklarateve të nënkryetarit të AKR’së, Labinot Tahiri i cili ka thënë se do ta mbështesë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit. Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se deputetët e AKR-së janë unik dhe të vendosur që të përfaqësojnë qëndrimet politike të AKR-së

Tutje ai ka kërkuar që të mos bëhet presion ndaj deputetëve. Thotë se AKR ka qëndrim unik  dhe të njohur për publikun.

Postimi i plotë i Pacollit:

Në lidhje me disa keqkuptime që portalet I dhanë një deklarate.

Deputetët e AKR janë unikë dhe të vendosur që të përfaqësojnë qëndrimet politike të AKR-së.

Secili nga deputetët e AKR-së, edhe zoti Labinot Tahiri që është nënkryetar i AKR-së, përfaqësojnë lidershipin dhe strukturën e kësaj partie. Për më tepër, z. Tahiri është një humanist I madh dhe të gjitha gjërat I trajton shpirtërisht dhe me emocione.

Të gjithë ata që janë duke ushtruar presion ndaj deputetëve ju bëj thirrje që të heqin dorë nga këto veprime jo demokratike dhe jo ligjore.

AKR ka qëndrim politik të njohur për opinionin publik dhe votuesit e vet. Andaj, deputetët e e partisë do të implementojnë këto vendime politike.
Njerëzit që ushtrojnë këto presione duhet ta dijnë se partitë politike themelohen dhe funksionojnë sipas disa rregullave të cilat meritojnë të respektohen.