Shpërthejnë pusetat e ujërave të zeza në Ksamil, tmerrohen turistët (VIDEO)

Aktuale July 26, 2017 - 13:14

E paprecendentë ajo që ka ndodhur mesditën e sotme në Ksamil. Pastetat e ujërave të zeza kanë shpërthyer në mes të rrugëve dhe kanë përfunduar në det.

Denoncimi është bërë në redaksinë e SYRI.net nga pushuesit që ndodhen aty.

Sipas denoncuesve, ata janë tmerruar nga kjo situatë e paprecedencë që nuk kishte ndodhur më parë.

Sipas denoncuesve ujërat e zeza e kanë bërë të pamundur pushimin në këtë zonë të Ksamilit edhe sepse ato kanë përfunduar në det, duke e bërë të pamundur edhe futjen për tu larë.

 

Image