Pacolli: Deputetët do të veprojnë sipas përgjegjësive

Aktuale July 26, 2017 - 12:07

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli është regjistruar si deputet i legjislatures së gjashtë, me ç'rast ka thënë se deputetët e këtij subjekti do të veprojnë sipas përgjegjësive sa i përket votimit ose jo të koalicionit PAN.

Mirëpo, Pacolli nuk ka thënë kategorikisht se deputetët e këtij subjekti janë unik sa i përket kësaj çështjeje.

"Unë veproj vetëm në korrnizat e marrëveshjes që kemi me kaolicionin. Deputetët do të veprojnë sipas pergjegjësive", ka deklaruar ai.

Pacolli më tej, ka thënë se Kosovën e presin përgjegjësi të mëdha.

"U regjistrova si deputet, gjithmonë duke dëshiruar që punët të shkojnë mbarë në Kosovë. Na pret një punë me shumë përgjegjësi", u shpreh ai./Zeri