LIVE: Nis regjistrimi i deputetëve (Video)

Aktuale July 26, 2017 - 10:19

Deputetët të cilën kanë arritur ta fitojnë mandatin në zgjedhjet e 11 qershorit, tashmë kanë filluar të regjistrohen, raporton zeri.info.

Në hollin e Kuvendit, ku edhe po bëhet regjistrimi, para pak minutash ka kryer procedurat deputeti i Vetëvendosjes, Dukagjin Gorani.

Po ashtu, deri më tash është  regjistruar edhe deputeti i Alternativës, Ilir Deda.

Ndërkohë, tashmë ka mbërritur edhe deputeti i PAN-it, Rasim Selmanaj, i cili pritet të nisë procedurat pas pak. /Zeri