Mali i Zi: Ushtria jonë as kundër shqiptarëve, as kundër serbëve

Aktuale July 25, 2017 - 23:43

Ministri malazias i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, delkaroi se ushtria malziase nuk do të jetë as kundër serbëve, as kundër shqiptarëve në Kosovë, por do të angazhohet për paqe e stabilitet në rajon e më gjerë.

Ai për agjencinë Mina, deklaroi se deklarata e tij e mëhershme ishte nxjerrë nga konteksti në mënyrë “tejet nacionaliste” nga disa media.

“Anëtarësimi në NATO, Mali i Zi u bë pjesë e sistemit ku mbi vlerat e trashëgimisë ndërtohet  shoqëria bashkëkohore demokratike dhe një nga ato vlera është përparimi dhe ruajtja e paqes e stabiliteti në vendet ku ka kriza gjithandej botës”, deklaroi Boshkoviq, transmeton RTK.