Pacolli: Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO

Aktuale July 23, 2017 - 15:53

 

President i AKR-së Behgjet Pacolli ka folur sërish për anëtarësimin e Kosovës në Unesco dhe Interpol.

Ai edhe ditë më parë kishte shprehur shqetësimin e tij se nuk është duke u bërë mjaft për anëtarësim në këto dy organizata ndërkombëtare, por ministri i jashtëm Enver Hoxhaj kishte thënë se ishin bërë përgatitjet e duhura.

Pacolli ka njoftuar se le që nuk do të diskutohet për Kosovën në konferencën e ardhshme të Unesco-s, por as që është aplikuar për një anëtarësim të tillë.

Më poshtë i plotë shkrimi i Pacollit:

Miq të dashur,

Ështe për të ardhur keq kjo që po ndodhë të ne, në Kosovë! Para pak ditësh shpreha dëshpërimin tim se përfaqësuesit diplomatik të Kosovës nuk janë aktiv aq sa duhet për anëtarsimin tonë në UNESCO dhe Interpol. Menjëherë pasoi përgjigjja e Min. Hoxhaj se Kosova i ka bërë përgaditjet e duhura dhe i ka votat per anëtarsim. Me keqardhje ju them se Kosova ne Konferencën e ardhshme as nuk ka aplikuar per antarsim dhe as nuk do të diskutohet për një anëtarësim të mundshëm.

Pse ministër nuk po ju tregoni këtë qytetareve te Kosoves? Para pak ditësh në mënyrë bombastike thatë se nuk keni lënë shtet pa e vizituar dhe se cdo gje eshte gati," i kemi numrat".

Po frikësohem se e njejta do te ndodhë edhe me Interpolin në shtator në Peking!!!!