Durrësi lejon autobusët nga Kosova të hyjnë në qytet

Aktuale July 21, 2017 - 12:35

Pas reagimeve të shumta që nxiti vendimi i Bashkisë së Durrësit për moslejimin e autobusëve të Kosovës në rrugën “Pavarësia” që dërgon në plazh, tashmë një gjë e tillë nuk vlen.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj, pas një takimi me kryetarin e Durrësit, Vangjush Dako.

“Takimi me Kryetarin e bashkisë së Durrësit rezultoj me sukses, faleminderit Ambasadorit Minxhozi, njëkohësisht falenderojmë Kryetarin Vangjush Dako për përkrahje Shoqatës së Turizmit të Kosovës për lejimin e autobusëve në rrugën Pavarësia”, ka thënë Kurtishaj.