Selimi paralajmëron Thaçin: Nëse dështon PAN dhe nuk na jep mandatarin, të presin protestat

Aktuale July 18, 2017 - 20:16

Deputeti i rizgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka paralajmëruar të parin e vendit, Hashim Thaçin, se në rast se dështon mandatari i parë, dhe nuk i jepet të dytit, në këtë rast Vetëvendosjes, atëherë e presin protesta.

“Ne nuk dorëzohemi, e aq më tepër nuk do të tolerojmë që në diskrecionin e tij të ngelet a do t’ia jap mandatarin subjektit të radhës apo jo”, tha Selimi.

“Ne nuk do të presim deri në pafundësi. Qytetarët e Kosovës do ta mbrojnë fitoren e vetë. Edhe Thaçi edhe kushdo që tenton të luaj lojëra të tilla me fituesin, në këtë rast qytetarin e Kosovës do të përballet me reagimin e qytetarëve të Kosovës. Do të përballet me protesta, e kanë provuar ata dikur, tash do të përballen edhe më shumë nëse guxojnë ose tentojnë që të shkelin mbi vullnetin e qytetarëve”, tha Selimi në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.