Haradinaj: Qani Mehmedi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në mediat shqiptare

Aktuale July 18, 2017 - 12:55

Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vdekja e gazetarit dhe publicistit Qani Mehmedi është një lajm i dhimbshëm.

Haradiaj ka thënë se Mehmedi ishte një prej emrave më njohur të media shqiptare.

Ai ka thënë se kontributi i tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në median shqiptare.

Ky është postimi i plotë i tij:

I dhimbshëm lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të Qani Mehmedit, njërit prej emrave më të njohur të medias shqiptare.

Kontributi i tij ndër vite në skenën mediale e politike të Kosovës, sigurisht që ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

Veç atij i kishte hije fjala “vertikalisht në këmbë”!

Prehu në paqe Qani Mehmedi!