Jeni nė pushime? Ja si do tė jetė moti gjatė javės

Jeni nė pushime? Ja si do tė jetė moti gjatė javės

SHPËRNDARJE

17 Korrik 2017 • 17:10 •

Nëse gjatë kësaj jave jeni me pushime në bregdet dhe prisni ditë me diell, mos u shqetësoni, sepse shiu dhe vranësirat do të jenë larg bregdetit.

Deti parashikohet të jetë i trazuar për shkak të erës së fortë vetëm këtë të hënë, më pas era dobësohet ndjeshëm.

Sipas “Meteoalb”, moti këtë javë (17 – 23 Korrik): Paraqitet me mot kryesisht të kthjellët, por vranësira kalimtare do ketë në zonat malore duke rrezikuar shira të paket, kryesisht zonat malore veriore dhe lindore.

Temperaturat të hënën dhe të martën mbeten thuajse konstante, ndërsa pritet rritje të lehte e graduale nga e mërkura dhe në vijim, duke bërë që fundjavën e ardhshme, termometri të ngjitet mbi 35 gradë C.

Era dhe dallgëzimi mbeten problematike ditën e hëne deri në mbrëmje kur parashikohet dobësim i ndjeshëm i erës deri në 28 km/h duke bere që në brigjet detare të ketë dallgëzim deri 2 balle, në të njëjtat parametra mbetet era dhe dallgëzimi deri në fundjavë.