Koci: Ja kur ngrihet aktakuza e parė nga Gjykata Speciale

Koci: Ja kur ngrihet aktakuza e parė nga Gjykata Speciale

SHPËRNDARJE

17 Korrik 2017 • 11:21 •

Avokati Arianit Koci ka folur për afatin e te ngritjes së aktakuzave të Gjykatës Speciale.

Mendon se aktakuza e parë nga kjo gjykatë nuk do të deponohet deri në vitin e ardhshëm.

Ai ka sqaruar edhe procesin se si arrihet deri tek kjo aktakuzë dhe vonesat e mundshme që mund të ndodhin deri tek ngritja e saj.

“Natyra shume shtresorë e procedurës penale në Gjykatën Speciale, nuk rrjedh vetëm prej seriozitetit të akuzave dhe përmbajtjes juridike, por edhe nga dëshmitë e dëshmitarëve të cilat duhet ti nënshtrohen verifikimit serioz, nga ana e Gjykatës”.

“Është fakt notor që mund të ketë pasur tentativë për ndërhyrje në prova gjatë hetimeve, prej palëve të treta”, ka thënë Koci.

Sipas tij kredibiliteti i çdo prove që i është servuar Prokurorisë duhet të vërtetohet.

“Prandaj, duke e ditur mirë se si funksionojnë Tribunalet ad hoc, dhe duke e pasur parasysh modus operandin e Prokurorisë, sipas analizës sime juridike, aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm”. /Gazeta Express