Rugova garanton se nuk do ta votojë Haradinajn në PAN

Aktuale July 15, 2017 - 11:16

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Naser Rugova ka garantuar se nuk është ai që do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër, si i nominuar i PAN-it për këtë pozitë.

Ai ka thënë se do të veprojë njësoj siç vendos partia e në përputhje me vullnetin e elektoratit që e bëri deputet.

“Mirëmëngjesi miq, Sot vikend, ditë e mirë. Jam në bjeshkët e bukura të vendlindjes sime. Prapë e paskan lakuar emrin tim, si numër e jo si i zgjedhur nga vota e qytetarëve. Për herë të fundit po ju bëj të fala se unë Naser Ali Rugova do të respektoj vullnetin e elektoratit që më ka zgjedhur dhe vendimet politike të organeve vendimmarrëse të LDK-së në harmoni të plotë me Grupin Parlamentar të subjektit që i takoj”, ka shkruar Rugova në "Facebook".

“Qëndrestarët gjithmonë ja dalin! Vetëtima gjuan lisat e jo hithërat! Stoik si gjithmonë! Tradita vazhdon!”, ka shtuar ai.