Haradinaj siguron Thaçin se i ka votat për krijimin e Qeverisë (Video)

Aktuale July 13, 2017 - 20:07

 

Ramush Haradinaj  i qeli letrat me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

I nominuari i koalicionit PAN, që takoi të enjten të parin e shtetit, e ka siguruar atë se bashkimi politik PDK-AAK-NISMA, janë, ata që duhet  të iu ipet mandati për të bërë Qeverinë, njofton Klan Kosova.

Kjo sipas një burimi të Klan Kosovës, lidhet me sigurimin e votave të nevojshme për të formuar institucionet e reja të dala nga zgjedhjet 11 qershorit.

“Në këtë takim Hashim Thacci si kryetar i Kosovës, ka marr  siguri nga Ramush Haradinaj, se ky i ka bërë votat e duhura pra 61 deputetë të cilët do të votonin një qeveri në krye me Haradinajn, në ditën kur në Kuvend vjen radha votimit të përbërjes së ekzekutivit të ri që do të udhëhiqej nga kreu i AAK-së, tashmë i nominuar për shef qeverie nga koalicioni PAN”, ka thënë ku burim.

Duke u nisur nga kjo pos sipas burimit Thacci dhe Haradinaj, kanë rënë dakord që të veprohet në një periudhë të caktuar me thirrjen e seancës konsituive , e cila është detyrë e Presidentit.