Daçiq: Serbia gaboi që e njohu Maqedoninë

Aktuale July 11, 2017 - 16:31

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka përsëritur qëndrimin e tij se Serbia ka gabuar kur e ka njohur Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, shkruan agjencia maqedonase e lajmeve MIA, transmeton “Zeri.info”.

Gjatë vizitës në Athinë, me rastin e takimit me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, Daçiq, siç raporton MIA, ka thënë se Shkupi gjithë ka pasur qëndrim negativ në raport me pozicionin serb në raport me Prishtinën. /Zëri/