Hoti: Koalicioni është unik në qëndrime

Aktuale July 10, 2017 - 17:59

Koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi edhe një herë kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre sa i përket koalicionit për formimin e Qeverisë së re, raporton “Zeri.info”.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti, ka treguar se gjatë ditës së sotme ky koalicion ka mbajtur një takim dhe se të gjithë partnerët e këtij koalicioni janë unik në qëndrimet e tyre.

“Koalicioni është unik në qëndrime, që tanimë janë të njohura. Presim që sa më parë të ftohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash Hoti në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, transmeton “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Hotit:

Sot, pasi u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve, u takuam me deputetet e Grupit Parlamentar te koalicionit LDK-AKR-Alternativa-Levizja per Drejtesi.

Koalicioni eshte unik ne qendrime, qe tanime jane te njohura.

Presim qe sa me pare te ftohet seanca konstituive e Kuvendit te Kosoves.

Nuk ka kohe per te humbur.