Ja sa vota ka marrë Ganimete Musliu

Aktuale June 29, 2017 - 16:37

Sipas rezultateve të KQZ-së, Ganimete Musliu është rizgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës në kuadër të koalicionit PAN.

Ganimete Musliu ka marrë më shumë se dyfishin e votave në raport me zgjedhjet e vitit 2014.

Në zgjedhjet e kaluara, Musliu ishte bërë deputete vetëm atëherë kur ishin liruar vendet nga të tjerët të cilët kishin kaluar në ekzekutiv, pasi që ajo fillimisht nuk kishte marrë votat e mjaftueshme.

LEXO EDHE: Këto janë top 5 femrat më të votuara në Kosovë

Në zgjedhjet e 11 qershorit Ganimete Musliu ka marrë 11 mijë e 673 vota, në krahasim me vitin 2014 kur kishte marrë vetëm 5 mijë e 37 vota.

Pra matematikisht ajo ka dyfishuar votat e saj, duke marrë 6 mijë e 636 vota më shumë.

Ajo tani ka lënë mbrapa saj emra si Zenun Pajaziti, Xhavit Haliti, Pal Lekaj, Hajdar Beqa, Blerta Deliu Kodra, Flora Brovina etj.