Rinia shqiptare në Suedi solidarizohet me familjen Fazliu, grumbullohen mjete financiare

Aktuale June 26, 2017 - 15:14

Pas raportimit në gazetën “Zëri” të shtunën për familjen Fazliu në fshatin Brecë të komunës së Podujevës, e cila po jeton në kushte të rënda ekonomike, kjo familje ka filluar të ndihmohet me gjëra ushqimore dhe mjete financiare nga qytetarë brenda dhe jashtë vendit.

Rinia shqiptare në Suedi i është përgjigjur e para apelit për të ndihmuar këtë familje. Shoqata "Sveriges albanska brudar "- SAB apo Femrat Shqiptare në Suedi pas një apeli që ka drejtuar në adresë të shqiptarëve në Suedi ka grumbulluar vetëm për një ditë 3000 mijë euro, raporton Zëri.info. 

  “1000 euro i janë dorëzuar dje familjes, kurse dhe 2000 të tjera do t’i dorëzohen së shpejti. Jam shumë krenare me rininë e Suedisë që çdoherë po na del në mbështetje sa herë që ne bëjmë apele për ndihmë qytetarëve në Kosovë”, ka thënë për  Zëri.info, Arta Krasniqi në emër të shoqatës SAB.

Ajo tha se tani aksioni për grumbullimin e mjeteve është mbyllur pas lajmit se kanë dal donatorë tjerë që do të ndërtojnë shtëpinë për këtë familje. / Zëri.info