Majko: Të rrimë me këmbë në tokë, këto dy arsye na dhanë fitoren!

Aktuale June 26, 2017 - 13:54

 

Dy ishin faktorët që sipas Pandeli Majkos ndikuan në fitoren e Partisë Socialiste, e para fushata që ndërtoi Edi Rama dhe e dyta, mospjesmarrja e demokratëve në zgjedhje.

Të dy këto arsye Majko i artikuloi gjatë një interviste në Abcneës në studion e gazetares Juli Xhokaxhi. Kur foli për fushatën që ndërtoi Partia Socialiste muajin e fundit, Majko ia dha të gjitha meritat Edi Ramës.

Por deputeti socialist pranoi se “duhet qëndruar me këmbë në tokë” kur analizohet rezultati. Sipas tij, fitorja e Rilindjes i dedikohet edhe një rënieje të dukshme të pjesëmarrjes së elektoratit demokrat, që ka favorizuar PS, shkruan Lapsi, transmeton Klan Kosova.