Shqipëri: Shtohen denoncimet për shitblerjen e votës

Aktuale June 25, 2017 - 12:35

Numri i denoncimeve për rastet e dyshuara të shitblerjes së votës dhe intimidim të votuesve është shtuar, bën të ditur ministria e Brendshme.

Pranë grupeve të posaçme të ngritura në Ministrinë e Puneve te Brendshme dhe Policinë e Shtetit kanë mbërritur qindra denoncime që flasin për një fenomen në rritje të tentativave për blerje të votave.

Në këto kushte, Ministria e Punëve Brendshme iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e personave që kryejnë këtë vepër penale e cila dënohet me ligj, shkruan Top Channel.

Ndërkaq, ministri Dritan Demiraj i u bën thirrje edhe subjekteve politike që të ulin tensionet dhe të punojmë bashkërisht për një proces zgjedhor të qetë.