Thaçi uron Fitër Bajramin, thotë se po ndajmë devotshmëri e po thellojmë tolerancën

Aktuale June 24, 2017 - 17:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë.

Ai më anë të një postimi në facebook ka folur për festimin e kësaj feste me solidaritet, unitet e humanizëm, ku ka thënë se çdo herë e më shumë po ndajmë vlerat që kemi dhe po rrisim tolerancën

Ky është urimi i Thaçit:

Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit.

Në këto ditë feste, që gjithmonë kremtohen me solidaritet dhe humanizëm të madh, me unitet dhe mirëkuptim mes njerëzve, ne çdo herë e më shumë po ndajmë me njëri-tjetrin vlerat që kemi, po ndajmë devotshmërinë tonë dhe po e thellojmë edhe më shumë frymën e tolerancës.

Qytetarët tanë gjithmonë kanë qenë të bashkuar rreth kultivimit të këtyre vlerave humane.