Lladrovci, Selimit: Pse tash po kërkon koalicion me LDK-në
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në “Facebook”, e ka pyetur Rexhep Selimin e VV-së, se pse tash po kërkon koalicion me LDK-në
Ai ka thënë se Selimin tash askush s’po mund ta kuptoj, pasi siç ka thënë Lladrovci ai po i ndryshon qëndrimet.
“Çka po ndodhë me Rexhën dhe me parimet e tij, veç tatari merr vesh! Kur e pat përnjëmend, atëherë apo sot? Edhe këtë e merr vesh veç tatari!”, ka thënë Lladrovci.
Ky është postimi i plotë i Lladrovcit:
Ku do të ndalet Rexha veç tatari e merr vesh
Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, unë isha pro koalicionit të AAK-së me LDK-në, në vitin 2004,
Rexhep Selimi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, ishte kategorik kundër.
Ai preferonte koalicionin me PDK-në dhe Hashim Thaçin, në të kundërtën, thoshte se nëse lidhet koalicion me LDK-në do të japë dorëheqje.
Megjithatë, koalicioni ndodhi kurse Rexha e mbrojti "parimin" e tij, dha dorëheqje nga Aleanca.
Sot, prej më të zëshmëve që partia e tij të hyjë në koalicion me LDK-në, kundër PDK-së është pikërisht njeriu i "parimeve", Rexhep Selimi. Çka po ndodhë me Rexhën dhe me parimet e tij, veç tatari e merr vesh!
Kur e pat përnjimend, atëherë apo sot?Edhe këtë e merr vesh veç tatari!