Hoxhaj falenderon homologun kroat Stier për kontributin në marrëdhëniet Kosovë-Kroaci

Aktuale June 20, 2017 - 17:28

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka falënderuarMirënjo ministrin e punëve të Jashtme të Kroacisë, Davor Ivo Stier, i cili ka dhënë dje dorëheqje nga pozita e tij, për kontributin e tij në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Në profilin e tij në Tëitter, Hoxhaj ka theksuar kontributin e madh të homologut kroat jo vetëm për Kroacinë por edhe për regjionin.

“Mirënjohës mikut tim Davor Ivo Stier për kontributin e shkëlqyeshëm dhe bashkëpunimin për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Kroacisë”, ka shkruar Hoxhaj./Zëri