O’Connell kërkon pension dinjitoz për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Aktuale June 19, 2017 - 11:35

 

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, ka thënë se është përgjegjësi e madhe që të bisedohet për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

“Të mbijetuarit kanë nevojë që t`u njihet statusi dhe ti ofrohet ndihma konkrete që e meritojnë. Është e vërtetë që shumë hapa janë marrë nga qeveria dhe shoqëria civile. Fatkeqësisht kanë mbetur edhe hapa të pazbatuar. Qeveria e ardhshme duhet të caktoj shumën e pensioneve. Ky pension duhet të jetë dinjitoz”, ka thënë ai gjatë një tryeze që u organizuar sot nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës..

Sipas tij,  Qeveria britanike është e përkushtuar të punojë në këtë drejtim dhe të ju mbështes. Sipas tij, qëllimi është që viktimat dhe fëmijët e tyre mos të mos fajësohen për atë që atyre u ka ndodhur, raporton Ekonomia Online, transmeton Klan Kosova.

Është koha që të mbijetuarve tu ofrohet drejtësi, ka shtuar ai.