Hamidi: Qeverinë të formojë VV dhe LDK

Aktuale June 14, 2017 - 23:04

Kryeredaktori i gazetës “Zëri”, Lavdim Hamidi ka thënë që PAN nuk do të mundet të formojë qeverinë, ku sipas tij këtij koalicioni i mungojnë numrat. Këto komente, Hamidi i bërë në emisionin debat D, në televizionin Dukagjini.

Ai ka thënë se e vetmja zgjidhje është që PAN të marrë deputet nga partitë tjera.

Hamidi mendon se as Behgjet Pacolli nuk do i bashkohet PAN-it, ku sipas tij kur Pacolli ishte në koalicionin me PDK, i ka kushtuar.

“Secili që ka qenë në koalicion me PDK kanë dal me një rezultat zhgënjyes. Unë mendoj se PAN nuk do të mundet të i sigurojë numrat sepse as lista Serbe nuk do të pranojë të hyjë në koalicion me Ramush Haradinaj”, ka thënë Hamidi.

Sipas Hamidit, do të ishte më së miri që qeverinë ta formojnë dy partitë, ajo e Vetëvendosje që ka pas rritje së bashku me LDK-në që i sigurojnë 62 vota.