Ja studenti që u nxor me dhunë nga ceremonia e diplomimit (Foto)

Aktuale June 02, 2017 - 15:03

Studenti i Universitetit të Prishtinës që ishte në ceremoni në sallën “ 1 Tetori” organizuar nga Universiteti sot për të marrë certifikatën e diplomimit u nxor jashtë nga sigurimi i UP-së, raporton Zëri.info.


Ky student gjatë fjalimit të ministrit të arsimit Arsim Bajrami u ngrit duke ngritur zërin e tij për papunësinë dhe mosvlerën që ka diploma sot në tregun kosovar.

“Po diplomojmë që të bëhemi kamarier, çka na duhet diploma”, ka brohoritur ai para qindra të pranishmëve në sallë.
Ky student u përjashtua nga ceremonia e diplomimit. Ai u nxor teksa në dorë mbante kapelën që do duhej ta hiqte dhe hidhte në ajër bashkë me të diplomuarit tjerë në shenjë përfundimi të studimeve. /Zëri.info

 

Image

 

 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

Image