Thaçi: Kosova dhe Kroacia kanë qenë dhe do të jenë së bashku

Aktuale June 02, 2017 - 14:30

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, ka vendosur lule të varri i ushtarit të panjohur.

Presidenti Thaçi, në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se dhembja, kujtimi, por edhe krenaria për ata që ranë për këto vlera do të jenë të përhershme.

“Kosova dhe Kroacia kanë qenë dhe do të jenë së bashku në angazhimet për liri dhe barazi për të gjithë popujt. Kjo na ka sjellë fitore, por ka kërkuar edhe sakrifica më sublime. Dhembja, kujtimi, por edhe krenaria për ata që ranë për këto vlera do të jenë të përhershme”, ka shkruar Thaçi, përcjell “zëri.info”.

Ndryshe, pas vizitës zyrtare në Kroaci, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Slloveni, ku do të pritet nga president ii këtij shteti, Barut Pahor. /ZERI/

 

Image

Image

Image