Dema : Kjo është një ditë kthese jetën e studentëve të diplomuar

Aktuale June 02, 2017 - 14:22

Gjatë mbajtjes së ceremonisë së diplomimit të Universitet të Prishtinës, Rektori i UP-së, Marjan Dema i entuziazmuar ka thënë se kjo ditë paraqet një kthesë në jetën e studentëve të diplomuar.

“Kjo ditë na jep mesazhin të një jete sfide dhe përkushtimi të studentëve. Kjo është  ditë kthese në jetën e studentëve të diplomuar”, ka thënë Dema.

Demaj ka thënë se me njohurit e fituara të rinjtë e diplomuar do të nisin rrugën e suksesit.

Ai ka përgëzuar studentët për përkushtimin e treguar gjatë studimeve. Dhe ka uruar ata për suksese në të ardhmen.

Ndërsa ministri i arsimit Arsim Bajrami tha se dita e diplomimit është ditë feste për Universitetin.