Zbulohet një dallaver i madh me azilantët në Gjermani, rrezikohen mbi 100 mijë azilkërkues

Aktuale June 01, 2017 - 12:57

Deri në 100,000 vendime për dhënien e azilit për emigrantët në Gjermani do të rishikohen pasi një hetim zbuloi gabime burokratike, tha Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere.

Skandali shpërtheu pasi një ushtari të ekstremit të djathtë iu dha azil pasi u paraqit si refugjat, transmeton portali arbresh.info.

Ministria e Brendshme urdhëroi rikthimin e 2.000 aplikacioneve në rastin e Franco A., një ushtari gjerman me lidhje të ekstremit të djathtë, i cili aplikoi për azil duke u paraqitur si refugjat sirian në 2015.

Vendimi për kërkesën e tij ishte pozitive pasi burrit iu dha një vend në një qendër refugjatësh dhe ndihmë financiare qeveritare.

Franco A. u arrestua në fund të prillit pasi shenjat e gishtërinjve të 28-vjeçarit u gjetën në një armë të fshehur në një banjë në Aeroportin e Vjenës.

Autoritetet gjermane besojnë se ai është infiltruar në qarqet e refugjatëve si pjesë e komplotit ekstremist për të vrarë figura politike dhe për t’i fajësuar emigrantët.