Rama me Zahon siç nuk e keni parë kurrë, momentet e dobësisë së Kryeministrit

Aktuale May 27, 2017 - 23:26

Edi Rama ka postuar mbrëmjen e sotme një video me djalin e tij të vogël Zaho, teksa kalojnë së bashku disa caste në këto ditë të ngarkuara të fushatës. Duket se orët me të voglin janë edhe pikat e dobëta të Kryeministrit, i cili nuk ngurron të hyjë në rolin e një fëmije, teksa improvizon një lojë me kokën e qethur të Zahos.

Vihet re, se edhe këtë radhë Rama nuk ka preferuar ta tregojë fytyrën e vogëlushit, të cilin herë pas here e nxjerr në postimet e tij, por pa e identifikuar. Megjithate ne video dallohet se Zaho ka vendosur syze, nje detaj i ri ne portretin e vogelushit.