Besnik Tahiri: Do të veprojmë me shpejtësi

Aktuale May 27, 2017 - 23:17

Gjendja në vend është e rënduar, nuk ka nevojë për konstatim. Ajo që kërkohet është veprimi, dhe veprimi i menjëhershëm. Kështu ka thënë Besnik Tahiri gjatë një tubim që ka pas gjate ditës se sotëm.

Ai ka thënë se detyrë e tyre më e rëndësishme është t’i vëmë njerëzit në punë.

“Se gjendja në vend është e rënduar, nuk ka nevojë për konstatim. Ajo që kërkohet është veprimi, dhe veprimi i menjëhershëm. Detyra jonë më e rëndësishme është t’i vëmë njerëzit në punë. Nuk është një problem i pazgjidhshëm nëse përballemi me të me zgjuarsi dhe kurajo.Qeveria e re nuk do të sillet si inferjore e pëgjumur; nuk do të sillet zakonshëm në një situat të pazakont’, ka thënë Tahiri.

Tutje ka thënë se veprimet do të jenë në shumë mënyra e drejtime, por asnjëherë nuk do të mbesin.

“Detyrën kemi për ta trajtuar ashtu siç do ta trajtonim urgjencën e një gjendje të pazakont, por në të njëjtën kohë, do të zbatohen projekte të mëdha për të stimuluar dhe riorganizuar përdorimin e burimeve dhe potencialeve si vend dhe shoqëri.Veprimet do të jenë në shumë mënyra e drejtime, por asnjëherë nuk do të mbesim në fjalë e retorik boshe. Do të veprojmë, dhe të veprojmë me shpejtësi”, tha Tahiri. 

Image

Image

Image