Policia jep detaje për sulmin në zyrat e PDK-së

Aktuale May 23, 2017 - 11:43

Persona të panjohur deri më tani, mbrëmë kanë sulmuar me armë selinë e PDK-së në Skenderaj.

Këtë e ka konfirmuar për “Zeri.info”, Fexhirije Pllana, zëdhënëse e Policisë se Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Ajo ka thënë se nuk ka të lënduar dhe se ende nuk është ndalur ndonjë i dyshuar lidhur me rastin.

“Po ka pasur sulm, është një xham i dëmtuar. Ende nuk ka të dyshuar, as të lënduar. Dyshohet që sulmi ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të hënës”, ka thënë Pllana për “Zeri.info”.