Organet drejtuese të AAK-së mbështesin koalicionin me PDK-në

Aktuale May 18, 2017 - 17:38

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se Kryesia dhe Këshilli Drejtues i AAK-së kanë miratuar unanimisht marrëveshjen e koalicionit me PDK-në dhe partnerët e saj.

“Pas një debati konstruktiv dhe një mbështetje të fuqishmë për Ramush Haradinaj - Kryeministër i Kosovës, Kryesia dhe Këshilli Drejtues i AAK-së, në mbledhje të ndara, sot me votë unanime kanë miratuar Marrëveshjen e Koalicionit me PDK-në dhe partnerët e saj, thuhet në njoftimin e kësaj partie, përcjell “Zeri.info”.

“Po ashtu organet më të larta të AAK-së, kanë aprovuar edhe listën përfundimtare të kandidatëve të AAK-së, për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

“Forumet më të lara të AAK-së, kanë miratuar edhe programin  e Partisë, dhe kanë vendosur të nominojnë një grup ekspertësh që të punojë me PDK-në, në përpilimin e një program të përbashkët”, thuhet me tej në njoftim./Zeri/