ZYRTARE: PDK, koalicion me Partinë e Drejtësisë

Aktuale May 16, 2017 - 15:47

Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar koalicionin me Partinë e Drejtësisë, raporton "Zeri.info".

Veseli me këtë rast, ka thënë se ky koalicion po përben fillimin e ri. Ai më tej, ka bërë te ditur se PDK do të ketë edhe koalicion edhe me subjekte të tjera.

"Ky është vetëm fillimi. Koalicioni është tërësisht perëndimor, evropian dhe NATO. Kt është orientimi ynë", ka deklaruar lideri i PdK-së, Kadri Veseli.

Ndërkohë, kryetari i PD-së, Ferid Agani, është zotuar se subjekti i tij do te japë kontribut për vendin.

"Urime për bashkëpunimin e suksesshëm politik, për te vazhduar në dhënien e kontributit. PD është e gatshme të vazhdojë te japë kontribut. Jemi të bindur se do të ki sukses të madh. Gjatë marrëveshjes së koalicionit, jemi dakorduar që PD të vazhdojë te punojë", ka deklaruar Agani. /ZERI.