SHBA: Demarkacioni në rregull, Qeveria të procedoj menjëherë në Kuvend
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më parë ta procedoj për në Kuvend, Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, raporton “Zeri.info”.
Përmes një njoftimi për medie, Ambasada e SHBA-së, ka bërë me dije se kjo Marrëveshje është në rregull dhe se sipas tyre, ka ardhur koha t’i jepet fund pengesave politike të Republikës së Kosovës ashtu që Kuvendi dhe Qeveria të fillojnë të shënojnë përparim në çështjet tjera jetike në të mirë të qytetarëve të Kosovës, përcjell “Zeri.info”.
Njoftimi i plotë i Ambasadës:
Ambasada e SHBA-së i bën thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi.
Ne mbesim plotësisht të bindur – pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – se vija e shënimit të kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte.
Ka ardhur koha t’iu jepen fund argumenteve dhe mospajtimeve që vetëm po e lëndojnë Kosovën, dëmtojnë kredibilitetin e Kosovës jashtë vendit dhe pengojnë mundësinë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm.
Kjo marrëveshje paraqet shënim të mirë, të saktë dhe të drejtë të kufirit ndërmjet dy vendeve fqinje shumë miqësore.
E nxisim qeverinë që menjëherë ta dërgojë sërish instrumentin e ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët ta ratifikojnë atë pa asnjë vonesë.
Ka ardhur koha t’i jepet fund pengesave politike të Republikës së Kosovës ashtu që Kuvendi dhe Qeveria të fillojnë të shënojnë përparim në çështjet tjera jetike në të mirë të qytetarëve të Kosovës.